TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 07:47

"Mjedisi është katastrofë Kombëtare", Spahiu: Koha që protestuesit të krijojnë Partinë e Gjelbër

Shkruar nga Pamfleti
"Mjedisi është katastrofë Kombëtare", Spahiu: Koha
Juristi Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se është domosdoshmëri që nga protestat e zhvilluara prej ditësh në Tiranë, të krijohet një Parti e Gjelbër.

Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Repolitix’, ku tha se Shqipëria sot e ka një nga 3 prioritetet kryesore mbrojtjen e mjedisit.

“Ta them edhe të fundit, Shqipëria ka pasur shumë nevojë për këtë protestë, madje unë shkoj edhe me atë idenë e atij eurodeputetit gjerman, ku i sugjeroi protestës që Shqipëria ka nevojë që nga kjo protestë të prodhojë një parti të gjelbër, ku faktor politik i cili mungon në Shqipëri.

Unë mendoj se Shqipëria sot e ka një nga 3 prioritetet kryesore mbrojtjen e mjedisit dhe një parti e gjelbër është një boshllëk në spektrin politik shqiptar. Është domosdoshmëri që një nga forcat politike që duhet të prodhojë kjo protestë, duhet të ishte patjetër një parti e gjelbër”, tha mes të tjerash Spahiu.

Lini një Përgjigje