TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2026, 09:36

Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

Shkruar nga Pamfleti
Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz
Edi Rama /

Mes fabulës për një vizitë misterioze të një shefi inteligjence dhe ndalimeve selektive të protestuesve, qeveria duket se po ndërton narrativën e një komploti të jashtëm, ndërsa diplomatët europianë kërkojnë prova, jo aludime...

Paranoja e Edi Ramës ndaj gjermanëve duket se ka arritur kulmin dy ditë më parë, kur në mediat pranë tij u hodh fabula e një udhëtimi misterioz të kreut të shërbimit sekret gjerman, i cili, sipas këtij versioni, kishte qëndruar për gjashtë orë në Tiranë pa kontaktuar asnjë homolog shqiptar.

Në mediat ku u publikua ky rrëfim nuk u përmend as emri i Gjermanisë dhe as i shërbimit të saj inteligjent. U tha vetëm se kreu i një shërbimi partner kishte ardhur në Tiranë për gjashtë orë, pa zhvilluar asnjë takim zyrtar me homologët shqiptarë, duke lënë të kuptohej se kishte punuar me burimet e tij në protestën kundër qeverisë.

Një akuzë e hedhur në tym.

Një ‘bombë me gaz lotsjellës’ për të mjegulluar opinionin publik, pa paraqitur asnjë provë konkrete.

Një shtet serioz, nëse disponon informacione të tilla, përgatit një notë zyrtare diplomatike dhe kërkon sqarime nga qeveria e vendit përkatës.

Por duket se ky nuk është qëllimi i Edi Ramës.

Ai ka zgjedhur një tjetër rrugë.

Përdorimin e dorës së hekurt ndaj protestuesve.

Kjo u pa edhe dje pranë Kuvendit, me ndalimin e Dritan Goxhajt dhe disa protestuesve të tjerë, të cilët ndodheshin në një përballje verbale me deputetët e mazhorancës.

Kjo lëvizje nuk duket se synon vetëm ndëshkimin e disa individëve.

Ajo është një tentativë për të frikësuar qytetarët e zakonshëm që të mos marrin pjesë në protestë.

Sipas burimeve, është dhënë udhëzim që të zbatohet një taktikë selektive, duke goditur figurat më aktive dhe më radikale të protestës.

Më pas, këta persona mund të përballen me procedura të gjata hetimore, ku mund të përfshihen edhe akuza që lidhen me kontakte ose ndikime iraniane, çka do të zgjaste procesin e lirimit të tyre.

Qëllimi është i qartë.

Të frenohet pjesëmarrja masive në protestën e së shtunës.

Sepse frika kryesore e Edi Ramës lidhet me informacionet se nga Gjermania po organizohet ardhja e një numri të madh emigrantësh shqiptarë për protestën e 4 korrikut.

Në disa studio televizive u hodh edhe ideja se “ka vende mike që nuk janë më mike”.

Një formulim që u përdor më shumë si mjegull propagandistike sesa si informacion i mbështetur mbi fakte.

Synimi duket të jetë krijimi i përshtypjes se organizatat joqeveritare dhe aktivistët që marrin pjesë në protestë janë të lidhur me shërbime inteligjente të vendeve partnere.

Një burim diplomatik ka bërë me dije se Edi Rama ka zhvilluar një debat të ashpër me disa ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian, të cilët nuk reaguan pas incidentit me heqjen e flamurit izraelit nga ambasada.

Sipas të njëjtit burim, Rama ka pasur një përplasje të fortë me një diplomat të lartë europian.

Ky i fundit i ka bërë të ditur se nuk mund të ketë një reagim zyrtar pa pasur informacion të qartë mbi autorët e ngjarjes dhe pa ekzistuar një procedurë penale të nisur nga autoritetet shqiptare.

Mësohet se në këtë debat replikat kanë qenë të forta.

Edi Rama ka tentuar ta vendosë diplomatin në pozitë të vështirë, duke i thënë se një mosreagim i tillë mund të interpretohej si tolerim ndaj antisemitizmit.

Përgjigjja, sipas burimit, ka qenë e prerë:

“Nuk e dimë ende nëse kemi të bëjmë me një incident real apo me një mizanskenë. Deri tani, të dhënat na çojnë më shumë drejt mundësisë së dytë.”

Një përgjigje që duket se ka lënë të kuptohet se partnerët ndërkombëtarë nuk janë të gatshëm të ndërtojnë qëndrime politike mbi ngjarje që ende nuk janë zbardhur plotësisht./Pamfleti

paranoja e edi ramës gjermanët sherbimi sekret

2 Komente

  1. B
    Babloku

    Ky Dritan Goxhaj eshte pikerisht baksuzi I bablokut per te zeruar kerkesat e protestuesve, pasi ka kohe qe del ne tv si zedhenes i antiamerikanizimit alla erdoganist dhe ajatollahist duke na njoftuar fundin tragjik te natos dhe supremacise amerikane dhe Marrjen ne dore te udheheqjes boterore nga myslimane qofshin keta sheite apo sunite megjithese keta jane ne lufte kunder njeri tjetrit per jete a vdekje per rolin udheheqes te Muslimnaneve ne luften kunder perendimit per arritjen finale te pushtetit idlamik boteror. Ky Goxhaj asht tamam si babloku e kthen menderen nga ajo ane nga vijne me shume para. Babloku e kthen nga sorrosi kur ishte puna per te ardh ne pushtet e tani we e do puna e kthen b-ne e vogel shtypit nga Trumpi se ashtu e do puna, Kurse Goxhaj e kthen her nga erdogani e her nga kamenei duke u ekzaltuar ne fuqine ushtarakete ketyre vendeve islamike qe do shkaterrojne izeaelin bashke me ameriken

    1. W
      Wolf

      Edi Rama ist strohdumm wie seine Frauenbande, hat keinen Beruf und war immer hoch kriminell, Vernichtete die Reste der Küstenwälder

      Lini një Përgjigje