TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2025, 13:58

Shi, borë dhe stuhi, meteorologia: Nga nesër moti i keq përfshin vendin

Shkruar nga Pamfleti

Shi, borë dhe stuhi, meteorologia: Nga nesër moti i keq përfshin

Ditët e fundit të vitit do të shoqërohen me përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike, ndërsa vendi ynë pritet të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore, duke rikthyer plotësisht skenarin dimëror.

Sipas meteorologes së IGJEUM, Anira Gjoni, reshjet do të nisin fillimisht në jug të territorit, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin gjatë orëve të natës.

Sot, nesër dhe pasnesër, Shqipëria do të përjetojë reshje të vazhdueshme, me shi në zonat e ulëta dhe borë në zonat malore.

Ultësira perëndimore do të përfshihet nga reshjet e shiut, ndërsa zonat malore, veçanërisht juglindja, do të shohin reshje dëbore. Intensiteti i reshjeve pritet të jetë i ulët deri mesatar, me kulmin e tij ditën e mërkurë.

Qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të kenë shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë më të dobëta. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, pa krijuar problematika të mëdha.

Ndërsa viti po mbyllet, dimri duket se po jep “goditjen” e tij të parë, duke sjellë një fundvit të lagësht, të ftohtë dhe të paqëndrueshëm.

Pyetja që mbetet është: a do të zbardhet Shqipëria për Krishtlindje?

2 Komente

  1. E
    Eksploratori

    Patjetër që borë do të ketë,që nga veriu,vl,si dhe juglindja,sidomos qarku i Korçës.Lus Zotin,edhe Dajti ynë,të na zbukurojë Tiranën me borën e bardhë të festave të fundvitit.

    1. M
      Mark Hasani

      Bora do bie ne nderrim te vitit gje qe tregon se jemi ne muajne e dimerit dhe ne vitin e ri do kemi bore ,ngrica dhe te ftohte qe do te tregoje se fillon nje vit me ajer te paster e qdo gje me mire per 2026ten dite gezuar e tè mira po vijne

      Lini një Përgjigje