Aktualitet27 Prill 2023, 15:38

Shkatërrohet varri i Fatmir Haklajt, reagon ashpër e motra: Edhe të vdekur ja keni frikën!

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrohet varri i Fatmir Haklajt, reagon ashpër e motra: Edhe

Varri i Fatmir Haklajt është dhunuar dhe shkatërruar nga persona të paidentifikuar. Lajmin e ka bërë të ditur motra e tij, Zylfie Haklaj, e cila ka hedhur dhe foto në rrjetet sociale ku tregon se si pllakat e varrit janë thyer. Po ashtu ajo ka dhe një mesazh për autorët duke deklaruar se ata ja kanë frikën Fatmir Haklajt edhe të vdekur.

Ju po ngelshi tanë kohen në Kodër te varrezave tona se edhe të vdekur jau keni frigen a mos po çohen. Na  e kena ditë që do t’i prishni dhe me qellim i kena punue me ditë të sakte kush merret me këto pune. Hajrin ja pafshi punës”, shkruan ajo.

Fatmir Haklaj, i akuzuari kryesor për vrasjen e Azem Hajdarit do të qëllohej për vdekje mbrëmjen e 4 nëntorit 1999. Deri atëherë ai i kishte shpëtuar 7 pritave dhe atentateve, por plumbi pas shpine që mori në pritën e ngritur në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi (Mulosmani), do ishte fatal për të.

Njeriu më i fuqishëm i Tropojës, Fatmir Haklaj, më në fund kishte vdekur, duke i bërë rivalët e tij të merrnin frymë thellë. Qysh nga ai moment, Fatmir Haklaj u kthye gati në një legjendë. Historia e përgjakshme e “Dosjes Tropoja” nuk mori fund në 4 nëntor 1999, ajo vazhdoi sërish me një numër viktimash gjithnjë e në rritje, aq sa në total numërohet mbi 200 djem Tropoje të vrarë në atentate, si pasojë e frymës përçarëse e gjakësore të inskenuar edhe nga politika.

Për vrasjen e tij dhe vëllezërve të tjerë, Zylfie Haklaj ka bërë një padi në SPAK dhe akuzon drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha.

fatmir haklaj zylfie var