TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2026, 11:11

Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Tiranës
Shkëlqim Hajdari

Shkëlqim Hajdari është emëruar prefekt i Tiranës, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme.

Vendimi i qeverisë vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në strukturat e administratës shtetërore, veçanërisht në nivelin e prefekturave.

Me këtë emërim, Hajdari do të drejtojë administratën e prefekturës së kryeqytetit, ndërsa posti që ai mbante më parë i kryeinspektorit të përgjithshëm i është besuar ish-deputetit të Partisë Demokratike, Dashnor Sula.

Sula ka ushtruar për disa mandate funksionin e deputetit dhe ka një përvojë të gjatë në jetën politike dhe përfaqësuese në Kuvend.

Emërimi i tij bëhet pjesë e ndryshimeve të ndërmarra së fundmi në strukturat qeveritare, në kuadër të riorganizimit të institucioneve.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me objektivat apo prioritetet e funksionit të ri që do të mbajë Dashnor Sula.

 

1 Komente

  1. F
    Fatmir

    Na dul gjel peqini ngordhalaq! Paska honer miser te prish! Burre pa kollone vertebrale! Jazik!

    Lini një Përgjigje