TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2026, 09:51

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ekspertët zbulojnë simptomat e helmimit nga gazi që nuk duhen injoruar

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ekspertët zbulojnë
Bombol gazi

Helmimet nga gazi, shpesh me pasoja fatale, ndodhin edhe pse njerëzit fillimisht nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh. Zjarrfikësi Bojken Dalipaj, i cili jeton në Finlandë, shpjegoi se simptomat vijnë gradualisht.

“Nuk shkon në pjesën fatale që në momentin e parë. Ke fillimisht dhimbje koke pastaj do të kesh pak marrje mendsh, më pas të vjella... Dhe ti i anashkalon, mendon se është diçka e vogël”, tha Dalipaj për "A2 CNN". 

Sipas Dalipajt, këto shenja duhet të alarmojnë personat të largohen menjëherë nga ambienti ku ndodhen.

Ndërsa pedagogu i Infermierisë, Studim Hysaj, tha se një element shumë i mirë parandalues është ajrosja e ambienteve.

“Ky është problem që e hasim shpesh, ajrosja e dhomave. Duhet patjetër të kemi dhoma me ajrosje, sepse ne shpesh mbyllim dyer, dritare, me grila, çdo gjë mbyllur”, shpjegoi ai.

Simptomat dhe reagimi në raste të tilla u rikthye në vëmendje pas ngjarjes tragjike në Itali, ku katër anëtarët e familjes shqiptare Kola, humbën jetën pasi u helmuan nga gazi.

rrjedhja e gazit bombol gazi tragjedia me 4 viktima ne itali

Lini një Përgjigje