TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Gusht 2023, 18:43

Shmanget tragjedia në Gramsh, shembet ura ku kalon autobusi i linjës; izolohen 3 fshatra (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shmanget tragjedia në Gramsh, shembet ura ku kalon autobusi i linjës;

Ura që lidh fshatin Kukur me qytetin e Gramshit është shembur pasditen e sotme, duke u bërë rrezik për banorët e zonës. Aty kalon një autobus i linjës dhe fati e deshi që ura të shembet vetëm pak pasi ai të kishte kaluar.

Mësohet se shkak i shembjes është amortizimi i urës dhe nga sot banorët e njësisë administrative mbeten të izoluar pasi kjo ishte e vetmja rrugë që i lidhte ata me qytetin.

Po është shembur si pasoje e shirave te rrëmbyeshëm dhe se shërbimet janë ne vendin ku është problematika dhe po gjejnë zgjidhje për një rruge alternative deri sa te ndërtohet ura”, thanë nga Bashkia. Mësohet se janë 3 fshatra që mbeten të izoluar për shkak të shembjes së urës.

Lini një Përgjigje