TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2024, 11:43

Shokët e klasës së Martinit i bashkohen marshimit protestë, 14 vjeçari: Ditën e vrasjes më tregoi që ishte zënë me atë djalin

Shkruar nga Pamfleti

Shokët e klasës së Martinit i bashkohen marshimit protestë,
Me foton e Martinit në dorë, edhe shokët e 14 vjeçarit iu bashkuan marshimit protestë që vijon drejt Ministrisë së Arsimit. 

Një shok i klasës së Martinit teksa marshon tregon se të hënën, ditën kur dhe ndodhi vrasja ai i kishte treguar për sherrin që kishte me autorin. Shenjë që 14 vjeçari ka qenë i shqetësuar.

“E kisha shok klase. Ishte djalë i urtë. Nuk merrej me sherre. Më tha vetëm një herë që ishte zënë me atë por gjë tjetër nuk më ka thënë. Më tregoi të hënën" tha ai.

A mendon se mund të ishte parandaluar?

"Nuk kam përgjigje"

Djali thotë se frika ekziston dhe pranon se rrjetet sociale janë të rrezikshme.

Protestuesit kanë hedhur bojë të kuqe mbi fëmijët pjesëmarrës në marshim, si edhe në asfaltin para Ministrisë së Arsimit, në gjest simbolik ky kundër vrasjes së fëmijëve.

Shokët e klasës së Martinit i bashkohen marshimit protestë,

Lini një Përgjigje