TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 19:54

“Shpallja e rezultatit brenda kësaj jave”, Celibashi: Votat e Greqisë do të numërohen, çështje kohe

Shkruar nga Pamfleti

“Shpallja e rezultatit brenda kësaj jave”, Celibashi: Votat e

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat foli për procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Celibashi tha për gazetarët se kemi probleme me ecurinë e këtij procesi, që sipas tij është kushtëzuar për shkak të lodhjes së numëruesve. Ai u bëri thirrje partive politike për të marrin masa për të ndryshuar anëtarët e grupeve të numërimit

“Janë 24 KZAZ që e kanë përfunduar procesin e numërimit dhe për subjektet zgjedhore dhe kanë vendosur të nisin nesër me procesin e numërimit të votave për kandidatët e listës së hapur. Kemi patur ndërprerje në KZAZ-të e Fierit, ka rifilluar procesi i numërimit të votave. Në disa KZAZ, Pustec dhe Devoll ka përfunduar numërimi për partitë dhe koalicionet, ashtu edhe për kandidatët. Procesi i numërimit ka shkuar shumë mirë, por edhe sikur në zgjedhjet e tjera kemi probleme me ecurinë dhe vazhdimësinë normale të këtij procesi. Në pjesën me të madhe kjo ecuri e ngadaltë është kushtëzuar nga lodhja e numëruesve dhe anëtarëve të KZAZ-së. Një pjesë e tyre kanë qenë komsionerë dhe kur ka përfunduar votimi u është dashur të kryejnë edhe detyrën e numëruesit. Partitë të marrin masa për të ndryshuar anëtarët e grupeve të numërimit. Ata e dinë se cilët njerëz kanë të propozuar dhe angazhuar dhe duhet të ndërtojnë një sistem me trune. Nuk mund të lejojmë ndërprerjen e procesit të numërimit të votave", tha Celibashi.

Celibashi shtoi se rezultatin paraprak do ta kemi brenda kësaj jave.

"Duke përfshirë edhe votimin nga jashtë besoj, brenda kësaj jave do ta kemi. Varet shumë, thashë s’e kam për të justifikuar, shumë nga mënyra edhe sesi partitë politikë që kanë të angazhuara njerëz në procesin e numërimit nga jashtë do të organizojnë njerëz në këtë proces", tha Celibashi.

I pyetur për kërkesën për ankimimin të votës së Greqisë, ai tha se i takon KAS të vendosë por theksoi se votat do të numërohen me patjetër.

“Nuk e di se është kompetencë e KAS, por dua të bëj të qartë se vendimi që kam marrë si komisioner nuk ka të bëjë do të numërohen apo jo votat e ardhura nga Greqia. Është vendim që siguron procesin kur ky proces zhvillohet nga numëruesi dhe komisioni përkatës. Vetëm kaq kemi urdhëruar jo më shumë”, tha ai. 

Lini një Përgjigje