TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2025, 11:48

Shpërthim me tritol në burgun e Fushë-Krujës, Hoxha: Po të ishte serioz, tritoli do vinte me dron

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim me tritol në burgun e Fushë-Krujës, Hoxha: Po
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vendosja e tritolit në burgun e Fushë Krujës nuk ka qenë një ngjarje e sofistikuar dhe më tepër sesa dëme ka prodhuar zhurmë.

Sipas Hoxhës, nëse do kishte qenë një ngjarje më e mirëmenduar do ishte dërguar me dron dhe do ishte izoluar lënda plasëse.

"Është nën hetim. Duke mos qenë e sofistikuar të çon te mendimi se nuk është gjë madhe. E vërtetë është hedhur te vendi tek gjeneratori. Nëse nuk është e izoluar e ka efektin pak të dëmshëm. Vetëm zhurmë. Nëse do i ishte i izoluar do ishte shpërthim i fuqishëm. Ka shkuar në këmbë. Efekti nuk ka qenë i madh. Nëse do ishte i sofistikuar, çfarë kemi kapur herët e fundit, dronët. Ne kemi kapur dronët. Në Fushë Krujë nuk ka ndonjë të nivelit të lartë. Ai e çon me dron dhe e lë gjeneratorin mbi gjenerator. Është ngjarje që duhet marrë seriozisht, se është ide që ia çon të tjerëve.
I ndalur tek bastisjet në burgun e Durrësit, Hoxha tha se janë bërë me urdhër nga Drejtoria e Përgjithshme pa vënë në dijeni burgjet.", tha ai.

Sipas Hoxhës, bastisje janë bërë në disa burgje dhe qëllimi ka qenë të hiqen telefonat.

"U lëshuan bastisjet. Bastisjet u bënë papritmas nga Drejtoria e Përgjithshme, pa njoftuar burgjet fare. Sepse burgjet kanë rrjetin e brendshëm dhe mund t’i njoftojnë. Fakti që erdhën nga Drejtoria e Përgjithshme. Ne kemi marrë vesh për burgun e Durrësit, por janë bërë në shumë burgje bastisjet sepse mbaruan zgjedhjet dhe duhen hequr telefonat. Janë provë telefonat.", tha Hoxha.

artan hoxha tritolin në burgun e fushë krujës

Lini një Përgjigje