TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2025, 11:26

Policia Vullnetare/ Artan Hoxha zbulon si do funksionojë: Rama po rikthen fantazmat e diktaturës, vetëm Irani ndjek këtë model

Shkruar nga Pamfleti
Policia Vullnetare/ Artan Hoxha zbulon si do funksionojë: Rama po rikthen
Hoxha dhe Rama

Qeveria ka marrë vendimin për të krijuar Shërbimin e Policimit Vullnetar, në mbështetje të strukturave të Policisë së Shtetit. 

Gazetari Artan Hoxha tha në studion e MCN Live se kontrolli vullnetar është e njëjta gjë që bënin 'besnikët e partisë' kohën e regjimit.

'Nuk është mbështetje. Do të thotë dhe një agjenci nga DEA kërkon informacion nga qytetarët. Ai informacion duhet të shkojë tek agjencitë tona, jo tek DEA. Ne do ia çojmë DEA,DEA do ja sjellë SPAK. E pashë si problematikë, si mosbesueshmëri ndaj institucioneve tona. Çfarë do çosh tek DEA, si do ia çosh. Kokainë nuk prodhohet në Shqipëri, por në Amerikën Latine.

Jam kurioz kush ia ka çuar në media. Unë i mbaj mend këta që quheshin kontrolli punëtor në kohën e komunizmit. Këtë rast tjetër e kam parë në Iran, e quajnë Garda e Revolucionit. Këta tanët, ishin më problematikë se vetë policia në kohën e regjimit.

Janë identikë, është i njëjti parim. Kontrolli vullnetar është e njëjta gjë që bënin besnikët e partisë kohët e regjimit. Patronazhistët janë besnikët e partisë. Janë 1000 vende bosh për policë. Ty s’po të vijnë policë se pagesa është qesharake. Çfarë janë patronazhistët? Në kohën e komunizmit do quheshin policë 80 lekësh. Ti sot ke 1 mijë vend punë, ose më shumë. Po të shohësh në qarqe ata kanë vend pa fund. Me pagesë nuk ka, tani do marrësh këta vullnetarë.', tha Hoxha.

shërbimin e policimit vullnetar irani ndjek këtë model artan hoxha

Lini një Përgjigje