TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Maj 2025, 07:56

"Përdorët të dhënët nga e-albania", Bushati debat të ashpër me Klosin: Nuk janë patronazhistë, por kriminelë elektoralë

Shkruar nga Pamfleti

"Përdorët të dhënët nga e-albania", Bushati

Analisti Andi Bushati debatoi ashpër me Blendi Klosin në Të Paekspozuarit, për patronazhimin dhe përdorimin e të dhënave personale nga partia në pushtet për të siguruar votat. Klosi mohoi se kishte krime elektorale, por vetëm patronazhim, ndërsa Bushati tha se ata nuk janë patronazhistë, por "kriminelë elektoralë" që kanë përdorur të dhënat e njerëzve nga AKSHI.

Pjesë nga debati

Bushati: Patronazhimi është legjitim. Nuk është se ju keni njerëz që punojnë për PS. Kriminaliteti i tyre fillon kur vjedhin të dhënat e mia nga AKSHI.

Klosi: Për çfarë të dhënash bëhet fjalë?

Bushati: Ke qindra denoncime të njerëzve që kanë 10 vite pa ardhur që ka lënë të dhënat të tyre vetëm në AKSH dhe figurojnë në listat e patronazhistëve.

Klosi: Jo.

Bushati: Janë me dëshmi.

Klosi: Po s’ka.

Bushati: Kjo tregon se këta nuk janë patronazhistë vullnetarë, por kriminelë elektoralë.

Klosi: Po jo more zotëri. Si qenka kjo? Donald Trump zgjidhet me të njëjtën skemë.

Bushati: Po nuk vjedh të dhënat e mia.

Klosi: Po kush i vodhi?

Bushati: Patronazhisti yt.

Klosi: Më thuaj një të dhënë. Ne e bëmë publike. Ndërtuam databazën e emigracionit.

Tela: Emigranti shkoi në ambasadë dhe la numrin e telefonit të tij si numër kontakti dhe atij i bie telefoni tani.

Bushati: Kjo është partia-shtet.

Klosi: Jo, nuk është kështu.

Bushati: Ky është kriminel elektoral jo patronazhist.

Klosi: Jo, e thua ti, por më dëgjo mua që kam qenë pjesë e gjësë. Publikisht krjuam bazën e dhënave të mbështetësve tanë në emigracion, bordin kombëtar të emigracion, kryetarët e bashkive, kryetarët e PS në emigracion. Regjistruam njerëzit tanë.

Bushati: Puna është kur vjedh të dhënat e mia te AKSHI. Që të vish të më kërcënosh se s’do të marrësh KEMP, bonusin e bebes.

Klosi: Këto janë përralla. Po në Amerikë nuk u dhamë bonusin e bebes?

Bushati: Nuk ka ngel njeri pa u kërcënuar. Ke me dhjetra dëshmi, personale dhe publike: O vëlla me jep votën se Blendi Klosi do të më heqë nga puna! Ju nuk keni vjedhur vetëm shqiptarët, por edhe njëri-tjetrin. Një figurë legjendare e PS-së ka marrë një të dhjetën e votave të një ministri që nuk i dinë emrin.

Lini një Përgjigje