TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2025, 16:15

Shqipëria sërish në flakë, aktivizohen dy vatra zjarri pranë 'Kurorës së Dardhës' në Shkodër; rrezikohen disa banesa

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria sërish në flakë, aktivizohen dy vatra zjarri

Vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në vendit tonë, ndërsa temperaturat e larta favorizojnë flakët.

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në Cërrik, ku janë përfshirë nga flakët disa shkurre. Deri më tani nuk dihen përmasa e zjarrit, por si pasojë e flakëve zona është mbuluar nga një tym i madh.

Në vendin ku ka rënë zjarri ka shkuar edhe zjarrfiksja, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, janë riaktivizuar sërish vatrat e zjarrit në afërsi të Kurores së Dardhës në Shkodër. Dy vatra kanë dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakët janë në afërsi të Lumit të Trunit dhe pranë Kulumrisë ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Sakaq, në Fushë-Arrëz është shfaqur një tjetër vatër zjarri, kësaj here në pyjet pranë Fshatit Kryezi në Podinat.

Zjarri, i ndihmuar nga erërat e forta po përhapet me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë. Ndërkohë, bashkia e Fushë-Arrëzit u ka bërë thirrje banorëve të zonës të mobilizohen për vënien nën kontroll të flakëve.

Krahas forcave të aktivizuara nga bashkia po vepron dhe një helikopter. Dy mjete zjarrfikëse i janë bashkuar forcave të angazhuara nga toka. Sakaq, era po përhap me shpejtësi flakët.

Situata mbetet kritike, pasi zjarret në ekonominë pyjore Sakat-Lak-Hidhi janë aktive prej më shumë se 10 ditësh, duke e bërë terrenin edhe më të vështirë për ndërhyrje.

Shqipëria sërish në flakë, aktivizohen dy vatra zjarriShqipëria sërish në flakë, aktivizohen dy vatra zjarri

\'kurorës së dardhës\'

Lini një Përgjigje