TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2025, 07:21

Shqiptarët ia marrin valles për Pavarësinë në mes të Londrës, policia ndalon paradën me dhunë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Shqiptarët ia marrin valles për Pavarësinë në mes
Shqiptarët ia marrin valles për Pavarësinë në mes të Londrës

Krahas shumë festave të shqiptarëve nëpër vende të ndryshmë të botës një paradë ishte planifikuar të mbahej edhe në Londër me rastin 28 Nëntorit, por ajo nuk u zhvillua.

Shkak u bë Policia Metropolitane e Londrës e cila nuk lejoi të bëheshin festime.

Policia nuk lejoi as muzikën, as instrumentet muzikore dhe festive.

Forca të shumta të policisë së Londrës i rrethuan dhe nisen ndalimin e shqiptarëve.

Ndërkohë edhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi kanë festuan mbrëmjen e djeshme Ditën e Pavarësisë me një tubim të madh në sheshin Syntagma të Athinës.

Dita e Flamurit përkujton pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, e cila u shpall nga Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Me rastin e këtij eventi, qindra shqiptarë, shumë prej tyre me fëmijët e tyre, duke mbajtur flamuj shqiptarë, u mblodhën përsëri në sheshin kryesor të kryeqytetit grek, duke kërcyer valle popullore nën ritmet e muzikës tradicionale.

Kujtojmë se grumbullime të tilla nga diaspora shqiptare janë të zakonshme në kryeqytetet kryesore të shteteve të BE-së dhe jo vetëm, pasi ato kulmojnë edhe me parada e shpalosjen e flamujve gjigandë kuqezi në Londër e Nju Jork. 

shqiptarët në londër

Lini një Përgjigje