TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2025, 22:31

Ceremonia në Presidencë, Rama: Mbrëmja kuqezi organizuar si asnjëherë më parë, me praninë e presidentes Osmani

Shkruar nga Pamfleti

Ceremonia në Presidencë, Rama: Mbrëmja kuqezi organizuar si

Kreu i Qeverisë, Edi Rama, ka publikuar disa fotografi nga Mbrëmja Tradicionale për nder të Ditës së Pavarësisë të organizuar në Presidencë.

Rama theksoi se aktiviteti u mbajt nën kujdesin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj, ndërsa kishte edhe praninë “kuptimplotë” të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ngjarja është një ndër ceremonitë kryesore që shënojnë festimet e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës” , shkruan Rama. 

Lini një Përgjigje