
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 14 m/sek.
Në të paktën 3 qytete, Tropojë, Peshkopi e Korçë vlerat minimale të temperaturës do të jenë nën zero gradë, pavarësisht se ka një përmirësim të lehtë krahasuar me një ditë më parë.


Valëzimi forcës në det parashikohet 1-3 ballë.
Lini një Përgjigje