Aktualitet23 Mars 2023, 11:33

Si tallen me moshën e tretë: Në Roskovec rihapet klubi “Kafja e Gjyshit”, me kafe e çaj falas deri pas zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti
Si tallen me moshën e tretë: Në Roskovec rihapet klubi
Majlinda Bufi me të moshuarit

 

Krye bashkiakja Majlinda Bufi, e zhytura në korrupsion me tenderët, tokat, privatizimet dhe milionat e arsimit, kopshteve, çerdheve, bujqësisë e banesave të komuniteteve rom-egjiptian, po synon të marrë mandatin e tretë, duke mashtruar e tallur përsëri moshën e tretë

Për të mos e lëshuar kolltukun, krye bashkiakja e Roskovecit, pasanikja Majlinda Bufi, po bën çdo mashtrim, me qëllim që të duket si populli e t’i përlajë votat edhe më 14 maj.

Një nga mashtrimet, është ri- hapja e lokalit “Kafja e Gjyshit” në Roskovec, ku të moshuarve do t’i jepet kafe e çaj falas, që krye bashkiakja Majlinda Bufi dhe patronazhistët e zonës, po e propagandojnë si “bamirësi” të Edi Ramës me... taksat e banorëve.

Për këtë show, krye bashkiakja ka shpallur tender për furnizim me kafe, çaj limoni, çaj mali, ujë të ambalazhuar, bombula gazi dhe 5 palë domino e 1 kuti shahu për argëtimin e të moshuarve.

Zhvillimi i tenderit është data 23 mars, ndërsa sipas afatit ligjor kur do mbyllen procedurat e garës, dhe sipas sasisë së kafes, çajit, ujit të ambalazhuar e bombolave të gazit që janë porositur, rezulton se klubi falas “Kafja e Gjyshit” në Roskovec, do funksionojë vetëm 40 ditë.

Si tallen me moshën e tretë: Në Roskovec rihapet klubi

Sipas kalendarit, por edhe sipas informacionit, hapja e klubit do bëhet më 15 prill dhe kyçi do t’i vihet në fund të muajit maj 2023, dy javë pasi të moshuarit të kenë votuar për qeverinë dhe krye bashkiaken, që do t’i joshë me nga 1 kafe ose 1 çaj elektoral falas në ditë.

Të njëjtin mashtrim, të moshuarve të Roskovecit u kanë bërë edhe gjatë fushatave zgjedhore lokale e parlamentare më 2015, 2017, 2019 e 2021, duke i joshur me hapjen e klubit falas “Kafja e Gjyshit”, 1 muaj para ditës së votimeve dhe mbylljen pas votimeve.

Për t’i joshur e bindur sa më shumë të moshuarit e zonës së Ëngjëll Agaçit, kryetarka Bufi ka shpallur qysh tani edhe tenderët për 3 koktejle: më 15 qershor për “Ditën Kundër Abuzimit me të moshuarit; për 1 tetorin Ditën Ndërkombëtare të Moshuarve” dhe "Festat e fund vitit me të moshuarit", ku produkte bazë do jenë patatinat, biskotat, kikirikat e lëngjet me bidona.

Pra, krye bashkiakja Majlinda Bufi, e zhytura në korrupsion me milionat e arsimit, bujqësisë e banesave të komuniteteve rom-egjiptian, po synon të marrë mandatin e tretë, duke mashtruar e tallur edhe njëherë moshën e tretë, me nga 1 kafe e 1 çaj elektoral falas në ditë./Pamfleti