TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2025, 10:04

Siguria në gjykata/ Kreu i Gardës shkon në GJKKO, takim me Erion Banin

Shkruar nga Pamfleti

Siguria në gjykata/ Kreu i Gardës shkon në GJKKO, takim me Erion

Një ditë pas mbledhjes urgjente të 260 gjyqtarëve, komandanti i Gardës së Republikës Simon Zereci mbërriti në ambientet e GJKKO.

Zereci po zhvillon një takim me kryetarin e Gjykatës, Erion Bani mbi gjendjen e sigurisë, si edhe do të zhvillojë inspektim.

Një ditë më parë, Bani në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve kërkoi inspektime në të gjitha ambientet e gjykatave. Ai deklaroi se duhen evidentuar të gjitha problematikat deri tek pyetja e gjyqtarëve dhe stafit të gjykatave për çdo shqetësim apo problematikë që mund të hasin gjatë ushtrimit të funksioneve.

Kush e ka përgjegjësinë për ruajtjen e Gjykatave?

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalja në sallën e gjyqit, debati që dominoi opinion publik dhe solli akuza edhe mes inistucuoneve ishte pyetja se kush është përgjegjës për garantimin e sigurisë në gjykata. KLGJ publikoi shkresat me Policinë e Shtetit ku në bazë të një VKM-je të vitit 2010 i kishte kërkuar masa për garantimin e sallave të gjyqeve me policë. Sipas KLGJ, Policia e Shtetit aktualisht ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës në hyrjen kryesore ku lëvizin palët dhe publiku.

Por, një VKM e vitit 2020 ngarkon me përgjegjësi Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për hartimin e politikave për rregullin dhe sigurinë, përkatësisht në Gjykata dhe prokuroritë e vendit. Elementi më i rëndësishëm në këtë VKM është “punonjësi i sigurisë” i cili është përgjegjësi kryesor që garanton rregullin dhe sigurinë.

Lini një Përgjigje