TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Gusht 2025, 21:56

Situata e zjarreve në vend, 7 vatra mbeten ende aktive!  

Shkruar nga Pamfleti

Situata e zjarreve në vend, 7 vatra mbeten ende aktive!  
Gjatë orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 13 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten ende aktive në zona të ndryshme të vendit. 

Vatrat e shuara u lokalizuan në disa prej zonave me rrezik, ndërsa forcat në terren dhe ndërhyrjet ajrore vijojnë punën intensive për menaxhimin e zjarreve aktive në qarqe të ndryshme. 

Zjarret aktive mbeten në këto zona: 

Qarku Vlorë: Në fshatin Navaricë, zjarri ka ndryshuar drejtim duke u zhvendosur në mal mbi fshat. Në Leshnicë e Poshtme, ndërhyrja ajrore ka shmangur rrezikun për banesat. Operacionet mbështeten edhe nga helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionë Fireboss nga Suedia, që kanë kryer 44 hedhje uji. 

Fshati Tragjas, Orikum: Zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, me 20 efektivë në terren. Aktualisht nuk rrezikohen banesat. 

Qarku Fier: Në Lofkënd të Mallakastrës, zjarri aktivizohet në dy vatra në jug dhe veri-perëndim, ku operimet nga toka janë të pamundura. Puna vazhdon me avionin kroat Canadair për izolimin e zjarrit. 

Qarku Lezhë: Në Malaj Epërm, Mirditë, po digjen rreth 10 hektarë pyje me pisha dhe lis, në një terren të vështirë për akses me mjete. Operojnë 33 forca lokale, duke krijuar breza ndarës për parandalimin e përhapjes. Nuk ka rrezik për zona të banuara. 

Qarku Dibër: Në Mali i Allushit, Klos, vatra që ishte shuar është riaktivizuar, por është nën kontroll dhe nuk kërcënon banesat. 

Qarku Elbasan: Në Lleshaj, Gramsh, zjarri është izoluar plotësisht pas punës intensive gjatë ditës dhe po mbahet nën monitorim nga Shërbimi Pyjor. 

Qarku Tiranë: Në malin e Bërzhitës, po punojnë 15 forca nga MZSH Tiranë për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me bimësi të dendur, pa rrezik për banesat.  

Lini një Përgjigje