TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2023, 18:54

"Situata në PD, dramë e vërtetë", Qafoku: Shpartallimi i opozitës, fat i Edi Ramës të qeverisë me gabimet e tij

Shkruar nga Pamfleti

"Situata në PD, dramë e vërtetë", Qafoku:

Gazetari Roland Qafoku tha se nuk ka sinqeritet në bashkimin e grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës.

Gjatë fjalës së tij në një intervistë për Euronews Albania, gazetari tha se kjo është e pamoralshme dhe thjesht po i jep komoditetin Edi Ramës të qeverisë me gjithë gabimet e tij.

Sipas tij, Shqipëria e vitit 2023 nuk ka opozitarizmin që duhet të ketë.

“Ajo që po ndodh në Partinë Demokratike është dramë dhe ne duhet ta kuptojmë që nuk është dramë vetëm e kësaj partie. Është dramë e opozitarizmit në Shqipëri. Shqipëria politike e vitit 2023 nuk ka opozitën që duhet dhe ky lloj shpartallimi thjesht ndihmon që qeverisja edhe pse bën shumë gabime të ndjehet komode. Jo vetëm që nuk është i moralshëm bashkimi i ashtuquajturve deputetëve nën drejtimin e zotit Bardhi, por është thjesht një tentativë për të bërë një kalkulim mekanik numrash ku aty nuk ka as sinqeritet, as dëshirë”, u shpreh Qafoku.

pd qafoku opozita edi rama

Lini një Përgjigje