Komisionerët e anëtaret e QV 1568/00 në Kamëz nuk kanë lejuar median në ambientet e qendrave. Po ashtu janë përgjigjur me tone të ashpra dhe fyese. Mësohet se nuk janë lejuar intervistohen as komisioneret. Ato janë shprehur: “kemi urdhër nga KQZ”.
Kujtojmë që Celibashi ka sqaruar se media mund të jetë pjesë.
Vijon prej orës 07:00 të mëngjesit procesi i votimit për zgjedhjet lokale në të gjithë vendin. Pjesëmarrja e votuesve është e ulët dhe kjo nisi që në mëngjes, pasi pati një problem serioz në funksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik.
KQZ njoftoi më herët se në më shumë se 500 qendra votimi ka probleme me pajisjen e identifikimit, ndërkohë që pjesë tjetër, pra në rreth 4700 qendra votimi janë plotësisht funksionale. Problem ishte edhe mungesa e komisionerëve kryesisht të Partisë Demokratike.
Lini një Përgjigje