Aktualitet17 Mars 2023, 16:10

Skandali/ E reja rezulton e zhdukur, policët biseda seksiste me fotot e 16-vjeçares; mes tyre efektivja që Rama i puthte duart

Shkruar nga Pamfleti

Skandali/ E reja rezulton e zhdukur, policët biseda seksiste me fotot e

Një skandal në radhët e Policisë së Shtetit është bërë publik ditën e sotme pas rrjedhjes së një bisede në aplikacionin ‘WhatsApp’ mes disa efektivëve të uniformave blu.

Në polici ishte denoncuar zhdukja e një 16-vjeçareje dhe efektivëve të afërmit ju kishin dërguar një foto. Por policët me njëri-tjetrin bëjnë biseda seksiste me pamjen e vajzës. Mesazhet, u publikuan me shpejtësi në media, ndërsa sot, AMP ka nisur hetimin disiplinor ndaj 3 punonjësve të policisë.

Mesazhet për 16-vjeçaren ishin ulëritëse, përdhosëse, të ulëta dhe pjesë e një zhargoni rruge përdorur nga njerëz që në vend që të falin besim dhe siguri tek qytetarët, vazhdojnë të ndjekin shembullin e padrejtë të patriarkatit.

Skandali/ E reja rezulton e zhdukur, policët biseda seksiste me fotot e

Pas dërgimit të fotos së të resë, nga njëri prej tyre të cilit efektivët i referohen si “shefi”, një prej policeve që komenton dyshohet se është edhe Ina Nuka, efektivja e cila mori vëmendje publike kur u plagos rëndë në gishtat e dorës gjatë një proteste të banorëve të Astirit dhe më pas u takua edhe me kryeministrin Rama i cili në shpërblim i puthi duart dhe e vizitoi pas ndërhyrjes së kryer në dorë.

Nuka komenton menjëherë foton e së resë duke pyetur “çfarë vit prodhimi është shef?”, pyetje të cilës ai i përgjigjet me “model i fundit më duket”.

Biseda vijon më poshtë me komentet e policëve, ku njëri i drejtohet Nukës ta shohë të renë “nga parakolpi”, me efektiven që i përgjigjet “Si urdhëron shef. Fshati që duket s’ka nevojë për kallauz”.

Skandali/ E reja rezulton e zhdukur, policët biseda seksiste me fotot e

BISEDA E PLOTË:

Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet të shoqërohet në Komisariatin më të afërt.

Ina: Çfarë vit prodhimi është shef?

Rustem Dervishi: Modeli i fundit duket

Petrit Hala: Shikoje Ina nga parakolpi

Ina: Si urdhëron shef! Fshati që nuk nuk ka nevojë për kallauz!

Petrit Hala: Fshati që duket që nuk ka nevojë për drita

Rustem Dervishi: (bisedë e fshirë) 24 -02—2005 shkurt

Petrit Hasa: Do pyetur ata punëtorët e atij lokalit që kishin sot për kallëzim, mbase e kanë parë

Ina: Ahh jo shef subjekti në fjalë nuk lëviz nëpër ato zona! Ka direzione të sakt me objektiva t’qarta për jetën

policia seksiste