Aktualitet17 Mars 2023, 12:12

“21 Janari”/ SPAK ia kaloi dosjen si kompetencë prokurorisë, familjarët e 4 të vrarëve ankimojnë vendimin në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
“21 Janari”/ SPAK ia kaloi dosjen si kompetencë

Familjaret e viktimave të 21 Janarit kanë ankimuar në GJKKO vendimin e SPAK. i cili dërgoi për kompetencë në prokurorinë e Tiranës kallëzimin e tyre. Kërkesa e tyre do të shqyrtohet në dhomë këshillimi më 29 Mars nga gjyqtarja Elsa Ulliri.

Kujtojmë se për 21 janarin familjarët kanë kërkuar që dosja të merret në dorë nga SPAK, sepse nuk kanë besim të Prokuroria e Tiranës, mirëpo Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e tyre të depozituar më 16 shkurt, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin.

Kreu i SPAK, Dumani ka deklaruar se SPAK është një pritje se çfarë do të dalë nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm.

Ai thekson se në rast se nga hetimet do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi, atëherë dosja do të merret në dorë nga vetë SPAK, siç ata kërkojnë.

21 janari spak