
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është emëruar në krye të IKMT-së, në vend të Dallëndyshe Bicit, e cila do të jetë në krye të Kadastrës pas largimit të Artan Lames.
Ismaili ka mbajtur për disa vite postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe do të mbahet mend si drejtuesi i parë që implementoi sistemin e izolimit të rreptë të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë, “41 BIS”.
Më herët, Agim Ismaili ka mbajtur dhe postin e drejtuesit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe atë të nëndrejtorit në Agjencinë kundër Pastrimit të Parave.
Gjatë kohës që Ismaili mbante postin e drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, është akuzuar shpesh herët për mos kontrollimin e cilësive të produkteve ushqimore të cilat tregtohen në vend.
Lini një Përgjigje