TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Dhjetor 2025, 18:52

Skandali me kompaninë Izraelite, Tela: NATO e ka nxjerrë nga dera, ne e marrim nga dritarja

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me kompaninë Izraelite, Tela: NATO e ka nxjerrë nga dera, ne

Gazetari Andi Tela, ka komentuar skandalin e ri që përfshin kompaninë izraelite të armatimit ‘Elbit Systems’, me të cilën kryeministri Edi Rama ka nënshkruar kontrata për blerjen e armëve.

Sipas Telës, ‘Elbit Systems’ është aktualisht nën hetim nga autoritetet belge në kuadër të një skandali të madh korrupsioni që ka përfshirë Agjencinë e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s (NSPA). Ai theksoi se ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si janë marrë vendimet e qeverisë shqiptare për blerjet e armatimit.

Ai theksoi se, ndryshe nga këto industri, tregu i armëve është pothuajse tërësisht i kontrolluar nga marrëveshjet shtet më shtet, çka e bën atë më të sigurt dhe më të parashikueshëm për kompanitë që operojnë në këtë fushë. ‘Negocion me shtete, negocion vetëm me qeveri… je i sigurt për atë që do të shesësh dhe paratë që do t’i marrësh,’ u shpreh ai.

Domethënë ka biznes për McGonigalin, ka biznes për Mogherinin. Tani është edhe biznesi i armëve. Çështja, biznesi i armatimit në vetvete. Në botë teknologjia është biznesi, që xhiron më tepër para. Pas saj vjen energjia, vjen farmaceutika dhe shëndetësia dhe armatimi është e katërta, biznesi i katërt me xhiron më tepër para në botë.

Por në ndryshim nga tre të parët, ky është biznesi më i sigurt. Sepse negocion me shtete, negocion vetëm me qeveri. Nuk del në treg të lirë të shesësh armë. Dhe je i sigurt për atë që do shesësh dhe paratë që do t'i marrësh. Dhe pastaj ne shohim këto luftrat që janë si reklamë e këtij biznesi armatimi.

Dhe në këtë pikëpamje, përsa i përket NATO-s, sigurisht që bën tendera për të përzgjedhur kompaninë më të saktë. Shtetet kryesore bëjnë tendera. SHBA-ja bën tendera, për të siguruar këto kontrata, dhe hyjnë kompanitë në garë për ta fituar dhe në NATO arrin të korruptojë ish-gjeneralë që i bashkohen kompanive për të siguruar detajet e tenderit që dikush t'i marri, paguajnë ryshfet. Pra e bëjnë atje.

Në momentin që ne mendojmë këtë stad, pra e bëjnë te NATO, duhet më të diskutojmë se çfarë ka bërë këtu? Por këtu nuk ka pasur garë. Pra nuk është se qeveria shqiptare hapi një garë dhe disa kompani mund të shprehnin interes dhe të ofronin shërbimin e tyre. Kanë përzgjedhur një kompani izraelite.

Dhe ne nuk dimë nëse do të blenim fishekë nga izraelitët, ky fisheku bën më lirë nga izraelitët sesa nga gjermanët apo francezët, apo nëse do të blejmë helikopterë, apo nëse do të blejmë dron. Pra ne jemi të paqartë fare.

Ne dimë që qeveria jonë ka vendosur të lidhë një marrëdhënie me një kompani armatimi izraelite. Siç bëjnë shumë, apo kanë bërë ndër vite ato qeveritë e famshme ku ka grushte shteti, ku ka luftëra të brendshme dhe sigurinë, dhe të gjejmë ne, shohim dhe filmat me, interesantë, me personat që hyjnë aty si ndërmjetës.

Në këtë rast kanë zgjedhur një kompani, do bëjmë dron që të mbrojmë, sigurojmë Shqipërinë në pranverën e 2027-ës, që kur të bëhet mbledhja e NATO-s këtu të jemi të sigurt. Dhe kjo është reklama për atë biznesin që nuk e di se çfarë prodhon.

Pra, mund të hetojë prokuroria, po edhe t'i kërkosh prokurorisë të hetojë një gjë kryesisht, të duket e vështirë, sepse mbi të gjitha, në shumë vende të botës këto kontrata janë sekrete. Pra, ti duhet të kuptosh se pse po e bëjmë këtë, cilat janë arsyet dhe cili është përfitimi i njërës palë dhe i palës tjetër. Por duke bërë prapë llogarinë, duke thënë çfarë ndodh me tendera të NATO-s në këtë marrëveshje direkte, dihet shumë mirë çmimi.

Po pra po kemi një kompani që NATO e ka nxjerrë nga dera, ne e marrim nga dritarja. Po kryeministri në ndryshim nga të gjithë ne të tjerët, ka informacion më shumë. Domethënë ai e ka ditur edhe që nga korriku që kjo kompania ka pasur probleme me NATO-n, por sigurisht, duke qenë se ai vetë vendos për çdo gjë, ndoshta nuk hyjnë në sy fare këto”, tha Andi Tela te “Syri TV”.

Lini një Përgjigje