Aktualitet22 Shkurt 2024, 09:55

Sot seancë për 'Zonat e Mbrojtura', qytetarë dhe Shoqëria Civile protestojnë jashtë Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

Sot seancë për 'Zonat e Mbrojtura', qytetarë dhe

Teksa në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare, jashtë ambienteve të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile po protestojnë për të kundërshtuar projektligjin për zonat e mbrojtura.

Me banderolë në duar me mbishkrimin “mos votoni pr/ligjin masakrues për zonat e mbrojtura”, ata bëjnë thirrje që të mos kalojë në votim.

Kujtojmë se nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se edhe në këtë seancë, nuk do të ketë normalitet. 

Ndërkohë, mazhoranca ka tërhequr nga votimi në Kuvend ligjin për Amnistinë Penale në mungesë të dakordësisë me opozitën.

Kreu i PD, Lulzim Basha dhe grupimi i Sali Berishës deklaruan ditën e djeshme nuk do japin votën për Amnistinë Penale pasi favorizon zyrtarët e korruptuar, Partia Socialiste ka tërhequr projektligjin që pritejt të votohej në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit heqjen nga rendi i ditës.

Kërkesën e Çuçit pritet ta lexojë sot nisje të seancës kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

PS i kishte shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës, më specifikisht asaj të Lulzim Bashës për të marrë 84 votat e nevojshme.

Kjo u pa edhe në pranimin e një prej propozimeve të kryedemokratit për të amnistuar të arrestuar në protestat e opozitës.

Përplasja ndodhi pas një amendamenti “të fshehtë” të Plarent Ndrecës për të përfshirë në amnisti edhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Sipas këtij amendamenti ata përfitojnë ulje dënimi deri në 1.5 vite. Bardhi e Basha dolën hapur kundër këtij propozimi dhe kushtëzuan votën e tyre në Parlament.

Basha ishte i pari që deklaroi se me këtë lëvizje mazhoranca po prekte Reformën në Drejtësi.

Sipas tij kjo është skandalze pasi PS kërkon të amnistoi të korruptuarit.

“Është skandaloze që të përdorësh amnistinë penale e cila kryhet për arsye humanitare ndaj një kategorie të dënuarish për vepra të thjeshta që të nxjerrësh nga burgu po të anulosh hetimet për zyrtarët e korruptuar të Edi Ramës. Kjo nuk është asgjë më pak sesa një ndërhyrje tek gjyqësori apo tek reforma në drejtësi”, tha Basha.

 

qytetare shoqeria civile proteste kuvend