TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Mars 2026, 22:18

SPAK dhe pritshmëritë publike, Klodiana Lala: Arrestimet e fundit tregojnë se po godet nivelet e larta

Shkruar nga Pamfleti
SPAK dhe pritshmëritë publike, Klodiana Lala: Arrestimet e fundit
Gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se pritshmëritë ndaj SPAK janë deformuar, ndërsa vlerëson hetimet ndaj zyrtarëve të lartë si hapa konkretë të institucionit

SPAK nuk ka mandat të hetojë çdo rast korrupsioni në vend, por është i kufizuar me ligj te zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar.  Ajo vendos theksin te mungesa e bashkëpunimit institucional. Sipas Lalës, hetimet nuk mund të avancojnë pa referime dhe informacion nga struktura si shërbimi sekret dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Në këto kushte, ideja se SPAK mund të zgjidhë çdo problem mbetet e pabazuar.

“SPAK nuk mund të hetojë çdo njeri të thjeshtë në këtë vend. Ka një objekt hetimi të përcaktuar, të hetojë zyrtarë të lartë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. Organizatat kriminale. Ligji e detyron SPAK të hetojë zyrtarët dhe krimin e organizuar. Nuk heton dot njërin që bën korrupsion për 5 mijë lek të vjetra te spitali. SPAK nëse nuk ka bashkëpunim institucional, që fillon që nga shërbimi sekret, që duhet të ketë referime. Historia që SPAK mund të bëjë gjithçka, nuk e bën dot, sidomos kur është e vetme. Po kjo ideja që po çon disa njerëz në burg, po normal kë do të çojë SPAK në burg? SPAK në tre vitet e fundit, ka patur disa hapa domethënës.

Belinda Balluku përshembull, për mua është sukses i SPAK. Deri dje thoshit SPAK nuk prek zyrtarët e lartë. Për herë të parë kam parë një reagim. SPAK ka çuar të pandehur, ish numrin dy të qeverisë, është përpjekje e qenësishme. SPAK ka arrestuar kryetarin e bashkisë më të madhe në vend, është përpjekje e qenësishme. Sukses do të konsideroj kur të marrë fajësinë, sepse do kohën e vet. SPAK ka të pandehur dhe në gjykim, ish Presidentin e Republikës. Vendimet i jep gjykata”, tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”

lala spak

Lini një Përgjigje