TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2025, 22:02

"SPAK nuk mat temperaturat e politikës", Dumani: Godet njësoj ish-funksionarët dhe personat në detyrë

Shkruar nga Pamfleti

"SPAK nuk mat temperaturat e politikës", Dumani: Godet

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme nuk ndjek agjenda politike në ndjekjen penale apo hetimin e zyrtarëve të lartë.

I pyetur nëse luan rolin e një lloj peshoreje kompensuese politike të të dyjave kampeve, apo nëse merr nën hetim ish-funksionarë të së shkuarës ose nëse janë dëmtuar në momente decizive elektorale, Dumani u përgjigj duke thënë se SPAK nuk mat temperaturat e politikës për të ngritur akuzat.

Ai deklaroi se çdo prokuror i posaçëm fokusohet te provat dhe nëse provat janë mjaftueshme, nëse përcaktohen edhe kriteret apo kushtet për të caktuar një masë sigurimi, SPAK i drejtohet gjykatës.

“Ne nuk kemi agjendë politike dhe si institucion para se të ngremë një akuzë apo para se t’i drejtohemi gjykatës me kërkesë për caktim mase, nuk matim temperaturat politike. Çdo prokuror i posaçëm fokusohet te provat dhe nëse provat janë mjaftueshme dhe nëse përcaktohen edhe kriteret apo kushtet për të caktuar një masë sigurimi ne i drejtohemi gjykatës dhe ju prezantoni rastet të cilët janë hetuar me masë sigurimi por ka raste të tjera që hetohen në gjendje të lirë pavarësisht përkatësive politike”, u shpreh Dumani për “RTSH”.

Ai theksoi se SPAK nuk sheh me përkatësi politike, ndërsa shtoi se ka raste të tjera që hetohen në gjendje të lirë pavarësisht përkatësive politike, madje për persona që kanë qenë në krye të detyrës.

Po flasim për përfaqësues të opozitës në këtë rast!?

Altin Dumani: Jo në krye të detyrës si përfaqësues të mazhorancës! Si rast përjashtimor ju do të përmendi z. Veliaj. Jo vetëm, edhe z. Beqja, ishte drejtor i SASPAK kur u ushtrua ndjekja penale ndaj tij.

Megjithëse nuk ishte dosja e sterilizimit që e çoi në qeli!?

Altin Dumani: Ishte një hetim tjetër, por i SPAK-ut

Lini një Përgjigje