Gazetari Xhevahir Zhabina, duke komentuar dy goditjet më të fundit të SPAK ndaj grupit të dosjes ‘Aruba” dhe atij të Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se pa paratë e krimit të organizuar do të ishte e vështirë që të bëheshin projektet e rëndësishme ndërtimore e në biznes në Shqipëri.
“Bazuar në analizën e rriskut sasia që kanë arrtitur të trafikojnë është herë 10 të asaj që është kapur. Po flasim për vitet 2020-2021.
Fakti tjetër që bën bashkë dy dosjet e fundit, ajo që del si konkluzion është se projekte të rëndësishme do ta kishin të vështirë të bëheshin pa paratë e krimit se kemi 650 milionë euro të sekuestruara. Dyshohet se kjo ka qenë e trafikut nga Amerika Latine dhe pastrohet këtu se këtu është më e thjeshtë dhe policia mjaftohet me disa aksione sporadike.
Personazhet që përmenden aty, unë Salvador Aliun nuk e kisha hasur më parë si gazetar.
Kemi një brez të ri të krimit të organizuar, që institucionet do të kishin të pamundur ta identifikonin nëse nuk do të hapej SKY ECC apo Encochat”, tha Zhabina.
Lini një Përgjigje