TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Prill 2026, 14:18

“Sterilizimi”/ Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, Kushtetuesja rrëzon Rrjepajn

Shkruar nga Pamfleti
“Sterilizimi”/ Kërkoi zëvendësimin e masës
Klodian Rrjepaj

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke lënë në fuqi vendimin ndaj tij.

Vendimi është marrë më 31 mars, duke i dhënë fund përpjekjes së Rrjepajt për të kundërshtuar izolimin, njësoj si edhe ish-ministri Ilir Beqaj, i cili gjithashtu i është drejtuar kësaj gjykate.

Rrjepaj është dënuar fillimisht me 6 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për çështjen e sterilizimit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 4 vite burg.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik, në lidhje me koncesionin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Çështja e sterilizimit është një nga hetimet më të bujshme të SPAK, ku në total tetë persona janë dënuar me 28 vite burgim. Ndërkohë, ish-ministri Ilir Beqaj po përballet me një proces të veçantë gjyqësor.

Sipas hetimeve, kontrata koncesionare dyshohet se ka shkaktuar kosto të fryra dhe dëm ekonomik për buxhetin e shtetit, duke favorizuar subjekte private.

klodian rrjepaj kerkese gjykata kushtetuese

Lini një Përgjigje