TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2026, 10:05

Protestuesit godasin me vezë deputetët para Kuvendit, PD bojkoton seancën plenare

Shkruar nga Pamfleti

 

Protestuesit godasin me vezë deputetët para Kuvendit, PD bojkoton
PD bojkoton seancën plenare

 

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dalë me një deklaratë ku thotë se dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila vijon të pengojë opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe në përmbushjen e detyrimit për të përfaqësuar interesin e qytetarëve.

Në vijim të kësaj qasjeje bllokuese, dje, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar, pa përcaktuar datën e shqyrtimit të katër projektligjeve të depozituara prej rreth një muaji nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Ndërkohë protestuesit janë grumbulluar paraditen e së enjtes para Parlamentit, ku kanë goditur me vezë disa deputetë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ramion Kurti, është qëlluar me vezë pak para se të hynte në Parlament.

Deri tani, policia ka shoqëruar 6 protestues, mes tyre edhe aktivisti Gent Progni.

Më parë, disa protetues janë futur brenda një lokali ku ndodheshin deputetët dhe i kanë qëlluar me vezë dhe miell.

Krahasuar me protestën e djeshme, ka forca të shtuara policie në ambientet përreth Parlamentit.

 

 

pd bojkoton seancën plenare

Lini një Përgjigje