TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Prill 2026, 13:05

Dosja "Bankers", Gjykata e Posaçme ndryshon masat e sigurisë për të pandehurit

Shkruar nga Pamfleti

Dosja "Bankers", Gjykata e Posaçme ndryshon masat e

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masat e sigurisë për katër të pandehur në dosjen e njohur si “Bankers”, duke i nxjerrë nga "arresti në shtëpi" dhe duke vendosur masa më të lehta.

Për L. Ç, Hong Ping Xiao, Ardit Kero dhe Lianyi Wang është caktuar masa “ndalim i daljes jashtë vendit” dhe “detyrim për paraqitje”, duke zëvendësuar kështu arrestin shtëpiak.

Vendimi erdhi pas kërkesës së dy prokuroreve të posaçme, Enkelejda Millonai dhe Anita Jella, të cilat argumentuan se ka përfunduar afati 9-mujor i paraburgimit.

Nga ana tjetër, mbrojtja kishte kërkuar heqjen e plotë të masave të sigurisë për klientët e tyre.

Në këtë çështje, disa të pandehur të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pa masa sigurie.

Katër të pandehurit përballen me disa akuza të rënda, mes tyre: krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në, fshehje të të ardhurave, pastrim i produkteve të veprës penale, shpërdorim detyre dhe moskryerje e detyrave nga organet tatimore.

Lini një Përgjigje