TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2024, 08:24

Stuhi dhe reshje shiu në vend, probleme në autostradën Milot-Qafë Kashar; bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras

Shkruar nga Pamfleti

Stuhi dhe reshje shiu në vend, probleme në autostradën

Vendi ynë është përfshirë nga reshjet intensive të shiut.

Gjatë natës si pasojë e reshjeve është bllokuar edhe nënkalimi në Fushë Mamurras. Reshjet kanë vijuar me intensitet të lartë edhe në orët e para të mëngjesit, duke krijuar probleme në autostradën Milot – Qafë Kashar pranë nënkalimit në Fushë Mamurras.

Si pasojë është penguar edhe lëvizja e automjeteve të vogla.

Niveli i uji arrin në 40 cm nga bllokimi i zgarave të kullimit nga mbetjet.

Ndërkohë pritet ndërhyrja nga punonjësit e bashkisë së Kurbinit  për pastrimin e mbetjeve.

Lini një Përgjigje