TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2024, 21:23

“Të Pashoq”/ Gjergj Zefi: Qëllimi pse u themelua “Pamfleti”!

Shkruar nga Pamfleti

“Të Pashoq”/ Gjergj Zefi: Qëllimi pse u themelua

Në kanalin e YouTube të “Pamfletit” ka startuar sot “Të Pashoq”, një “podcast” me fokus zhvillimet aktuale, politike e sociale në Shqipëri, Kosovë e kudo ku është lajmi! Të ftuar të njohur, që do të vijnë çdo javë me një analizë ndryshe e të guximshme!

Nën moderimin e Edjona Dervishit, do të trajtohen tema nga më të ndryshmet, sidomos sa i takon zhvillimeve politike në vend.

I ftuari i sotëm është editori i "Pamfletit", Gjergj Zefi, i cili po flet mbi zhvillimet politke dhe jo vetëm. Po ashtu Zefi ka vendosur të tregojë dhe sekretet e "Pamfletit". 

-Sa e vështirë është të mbash një media të tillë, që nuk qendron në rreshtin klasik të medias për shkak të guximit të denoncimit, të qenit i pakompomis në krah të publikut?

GJERGJ ZEFI: Edhe për shkak të politikës së ditës dhe vijës editoriale ndryshe, sepse kur vjen puna te media janë njësoj, por ndryshon qasja ndaj politikës. Me thënë të drejtën, në Shqipëri, duke qenë se është vend i vogël nuk është e lehtë ta bësh, por ne ja kemi dalë. Ja kemi dalë të kemi një politikë editoriale të baraslarguar. Natyrisht jo duke pasur synim dërgimin ndaj theqfajes së atyre që kanë shkatërruar vendin, por duke ofruar shpeshherë zgjidhje dhe alternativa të tjera që në Shqipëri janë të nevojshme. Pra ideja është që në themelimin e “Pamfletit” kam pasur parasysh një gjë që për mua është thelbësore: nëse unë nuk do të mendoja se dhe ky establishment do të rezultonte i korruptuar nuk do kisha luftuar establishmentin. Qëllimi nuk është të fusim njerëz në burg, por të ofrojmë një model tjetër politik, ndryshe nga ky sot, pra të afrohet me njeriun dhe të mos synojë pasurimin e shpejtë në dëm të interesave të qytetarëve.

 

 

Lini një Përgjigje