
Ema Çoku e akuzuar për pastrim parash në dosjen e çiftit Meta-Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndaj sa është caktuar masa detyrim paraqitjeje. Çoku është mikesha e ngushtë e Kryemadhit.
Në GJKKO ka mbërritur edhe Ish-kreu i AKEP, Piro Xhixho (babai i deputetes së PL Erisa Xhixho) i akuzuar për korrupsion në dosjen ‘Meta’.
Ndaj tij është caktuar masa arrest shtëpie, ndërsa shoqërohej në GJKKO nga një efektiv.
Lini një Përgjigje