Aktualitet 5 Prill 2023, 20:26

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, policia në vendngjarje

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, policia në 

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Durrës.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në Katund Sukth ku një 30-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov dhe më pas është larguar menjëherë.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

Njoftimi i Policisë:

Sukth, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

arme zjarri durres detaje