TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Mars 2026, 06:59

Temperatura deri në 21 gradë, çfarë ndodh me motin gjatë ditës së martë?

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 21 gradë, çfarë ndodh me motin

Kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore, erë e lehtë juglindje–veriperëndim dhe det i qetë

Shqipëria pritet të ndikohet këtë të martë nga kushte të qëndrueshme atmosferike, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Gjatë ditës moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta kalimtare mund të shfaqen kryesisht përgjatë relieveve malore nga orët e mesditës.

Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë.

Ndërkohë, në zonat detare valëzimi pritet të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, çka tregon për kushte relativisht të qeta në det.

Temperaturat në të gjithë vendin do të kenë një rritje të lehtë krahasuar me ditët e fundit, ndërsa në disa qytete, si në Berat dhe Elbasan, termometri do të regjistrojë vlerën më të lartë, 21 gradë celcius.

Në tabelat e mëposhtme mund të shihni temperaturat në qytetet kryesore të vendit.  

Temperatura deri në 21 gradë, çfarë ndodh me motin

Temperatura deri në 21 gradë, çfarë ndodh me motin

 

 

 

moti parashikim temperatura

Lini një Përgjigje