
Në fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.
Në këtë mënyrë për ditën e sotme moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare kryesisht pas orëve të mesditës.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Për temperaturat shikoni hartën më poshtë: