TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2025, 07:22

Temperatura deri në 28 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 28 gradë, njihuni me parashikimin e motit për

Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të diktojnë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore – Juglindore. Megjithatë nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat makismale, duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në Pukë deri në 28°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në shumë qytete të zonës së ulët.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgë 2 – 3 ballë.

Lini një Përgjigje