
Dita e sotme parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe orë të plota me diell, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave kryesisht gjatë orëve të mesditës në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/s.
Valëzimi në det do të jetë 1 deri në 2 ballë.


Lini një Përgjigje