
Java që vjen do të dominohet nga moti i qëndrueshëm dhe temperatura e larta sidomos gjatë orëve të mesditës.
Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha se duke nisur nga sot do ketë kthjellime deri të mërkurën, gjatë paraditeve, ndërsa pjesa e dytë e javës do ketë më shumë vranësira duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në veri dhe veriperëndim.
Temperaturat e mëngjeseve mbeten të freskëta ndërsa në mesditë do ketë anomali të temperaturave ku do kemi temperatura deri në 19 gradë në pjesën e parë të javës ndërsa në pjesën e dytë të javës temperaturat do të shkojnë deri në 22 gradë celsius, sidomos në zonat bregdetare dhe në kryeqytet.
Lini një Përgjigje