Aktualitet26 Prill 2024, 12:49

Tensione para bashkisë, protestuesit rrëzojnë barrierën metalike dhe tentojnë të futen në godinë

Shkruar nga Pamfleti

Tensione para bashkisë, protestuesit rrëzojnë barrierën

Protestuesit e opozitës kanë rrëzuar barrierën metalike të vendosur para kordonit të policisë në hyrje të Bashkisë së Tiranës. Ata kërkojnë të futen me forcë në godinë, por nuk lejohen nga policia.

Ndërkohë më herët, Tedi Blushi ka tentuar që të futet me forcë në bashki, duke “kapërcyer” mbi kokat e protestuesve, por është ndaluar nga policia.

Ai ka kaluar mbi rrethimin metalik, teksa në dorë mbante një flamur kombëtar. Blushi tha se do të jetë i pari që do të futet dhe se nuk do mund ta ndalojnë, pasi sipas tij këshilltarët e opozitës duan që të futen në mbledhje dhe në zyrat e tyre në bashki.

Ish-bodigardi i Sali Berishës, Sali Lusha nuk ka munguar në protestën e Rithemelimit dhe PL-së para bashkisë së Tiranës.

Në një moment ai është vënë re me grupin e Partisë së Lirisë, dhe po tentonte të hiqte gardhin metalik.

bashkia e tiranes proteste