TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2026, 21:43

Tensionet në tubim, deputeti Luçiano Boçi përfundon në spital

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në tubim, deputeti Luçiano Boçi përfundon
Deputetët e PD në protestë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka përfunduar në spital pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së opozitës në kryeqytet.

Lajmi është konfirmuar për mediat, ndërsa Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka bërë të ditur se deputeti është paraqitur me dëmtime të lehta në lëkurë dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Sipas QSUT-së, gjendja e tij paraqitet stabël.

Në të njëjtin njoftim thuhet se edhe një protestues tjetër është paraqitur i intoksikuar, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet po ashtu stabël.

“Një protestues i intoksikuar, gjendja stabël. Deputeti Boçi është paraqitur me dëmtime të lehta në lëkurë, po merr trajtimin e nevojshëm. Gjendja stabël”, sqaron QSUT.

protestë luciano boci spital

Lini një Përgjigje