TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2026, 20:26

Molotovi pranë Kuvendit, qëllohet me plumb gome demokratja

Shkruar nga Pamfleti
Molotovi pranë Kuvendit, qëllohet me plumb gome demokratja
Senada Mehmeti

Gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme, raportohet se është qëlluar me plumb gome kandidatja për deputete në qarkun e Shkodrës, Senada Mehmeti.

Demokratët pretendojnë se Mehmeti është goditur gjatë ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestuesve.

Molotovi pranë Kuvendit, qëllohet me plumb gome demokratja

Senada Mehmeti tregoi se u godit pa mbaruar ende fjalimi, sipas saj nga tarraca e kryeministrisë.

Berisha: Protestuesit më paqësorë. Këta po kalojnë çdo vijë të kuqe. Do marrin ndëshkim shembullor,.

Senada Mehmeti: Pa mbaruar fjalimi,. Kam qenë në reshtin e parë. U godita nga tarraca e kryeministrisë ndoshta. Nga andej ka ardhur goditja.

Berisha: Vazhdon protesta. Nuk mbyllet. Kjo protestë shënon një stad krejt tjetër të protestave tona. Këta që gjuajnë protestuesit paqësorë do përballen me ndëshkime

Policia ka përdorur plumba gome edhe në protestën e sotme, ashtu siç ndodhi më 10 shkurt, kur u raportua për tre protestues të plagosur nga municioni jo-vdekjeprurës.

Protesta para Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe ndërhyrje të forcave të rendit.

senada mehmeti. pd #fillon protesta

Lini një Përgjigje