TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2025, 15:35

Tensionohet situata në Theth, goditen me molotov fadromat e IKMT-së; policia në kërkim të autorëve, thërritet FNSH-ja!  

Shkruar nga Pamfleti

 Tensionohet situata në Theth, goditen me molotov fadromat e IKMT-së;

Forca nga FNSH janë nisur drejt Thethit nga kryeqyteti për të ndihmuar autoritetet. 

Tensionet në zonën e Tethit vijojnë të përshkallëzohen ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po çon përpara aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje. 

Mësohet se gjatë ditës së sotme disa persona kanë gjuajtur me molotov fadromat e IKMT si dhe urën në lagjen “Gjelaj”.  Dëmet janë të konsiderueshme, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorëve të cilët mbeten ende të paidentifikuar.  
Si rezultat i përshkallëzimit të situatës, raportohet se forca nga FNSH janë nisur drejt Thethit nga kryeqyteti për të ndihmuar autoritetet. 

Ndërkohë në një video nga zona e Thethit shihet qartë që policia ka nxjerrë armët në një veprim komplet të papërgjegjshëm dhe jashtë çdo logjike.  

Në videon e mëposhtme shihet që një efektiv mban një armë automatike në krah drejtuar nga zona e malit nga ku dyshohet se janë hedhur molotovët dhe janë larguar autorët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Ndërkohë që nga mbrapa largohen fadromistët dhe punonjësit e IKMT-së të cilët po punonin për prishjen e ndërtesave pa leje.  

Drejtimi i armëve ndaj qytetarëve nga ana e policisë tregon edhe nivelin në të cilin ka rënë ky institucion. Në çdo vend të botës, përdoren plumba gome, gaz lotsjellës për të larguar turmat, në Theth ndodh e kundërta, armët e mbushura i drejtohen popullit.  

Lini një Përgjigje