Aktualitet29 Gusht 2023, 13:09

Trafikanti Ago Imeri Gjolaj i bën "karshillëk" drejtësisë, shpërndan kanaçe “8S2” me dhjetra “Lamborghini” me vlerë 300 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Trafikanti Ago Imeri Gjolaj i bën "karshillëk"

Një mashtrues e falsifikator markash prodhimi i pijeve energjike i quajtur Ago Imer Gjolaj nga Malësia e Madhe, prej 7 vitesh ka marrë revansh të madh, duke u futur në treg me lëngje bodrumesh, të cilat i shet me ambalazh, logo e emër fals si pije “B52”.

Madje për të krijuar paqartësi e mashtrim të konsumatorit, të njëjtën pije të falsifikuar “B52”, Ago Gjolaj e tregton dhe me logot “852” e “8S2”, ndërkohë që në Shqipëri, sipas Drejtorisë së Marka-Patentave, Drejtorisë së Tatimeve e Drejtorisë së Doganave, është e certifikuar vetëm një markë pije “B52”, me përfaqësuese ligjor ekskluziv kompaninë “Arseni Sh.p.k”. Pra mashtruesi Ago, e gjeti tregun të gatshëm për tregtimin e kësaj pije që në fillim ishte shume e kërkuar nga konsumatorët, dhe menjëherë u hodh në sulm pa dashur të dijë për rregullat e një shteti.

Në këtë histori mashtrimi dhe vjedhje ai u ndihmua nga miqtë e tij të afërt me oligarkët, ku duhet theksuar se Ago Gjolaj ishte personi që i ndihmonte të bënin kalimin e mallrave kontrabandë në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi. Marrëdhënia e tij e afërt me doganat kryesore të vendit daton qysh me kohën kur ai merrej me kontrabandë dhe ishte pikërisht ky çelësi I suskesit të tij.

Sipas raportit Nr. 154/M.a, datë 22.04.2022 të Anti-krimit Ekonomik dhe Proces-Verbalit të Kontrollit Nr. 67/2, datë 19.05. 2022 të Taskë- Forcës Hetimore” të Tatimeve, thuhet se firma “M.B Sh.p.k” është konstatuar se ka gjendje e hedh në treg, 60 herë më tepër sasi pijesh, se sa raporton të prodhuara e importuara.

Mashtrimin dhe falsifikimin e Ago Gjolajt e nxjerr edhe ky fakt: Tre Bar-Kodet ndërkombëtare e kombëtare që ka stampuar në ambalazhet e pijeve ”B52” e me 2 emra të tjerë “852” e “8S2” dhe në dokumentet e import-eksporteve, prodhimit e tregut, nuk figurojnë në regjistrin e pronësisë industriale shqiptare me emrin e firmës “B.M Sh.p.k”, mbasi kjo pije është false, ndërsa origjinali ekskluziv i pijes “B52” i përket vetëm firmës “Arseni Shpk”. Thuhet, se ministresha Delina Ibrahimaj nuk e urdhëron bllokimin e tyre, mbasi nëpërmjet një mikeshës së saj shefe sektori te Marka-Patentat, ka marrë çekun nga Ago Gjolaj.

Por si të mos mjaftonin të gjitha këto, Ago Imer Gjolaj del dhe i bën "karshillëk" drejtësisë me dhjetra automjete luksoze tip "Lamborghini", ku vetëm një prej tyre kap vlerën e 300 mijë eurove. Drejtësia duhet të zgjohet!

Trafikanti Ago Imeri Gjolaj i bën "karshillëk"  Trafikanti Ago Imeri Gjolaj i bën "karshillëk" Trafikanti Ago Imeri Gjolaj i bën "karshillëk" 

 

 

 

8s2 b52 ago imeri gjolaj lamborghini