Aktualitet29 Prill 2024, 15:52

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, BE dënon sulmin: Siguria e njerëzve të drejtësisë është parësore

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, BE dënon

Bashkimi Europian ka reaguar për tritolin e vendosur në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.

Bashkimi Europian dënon sulmin e bërë ndaj gjytarit, ndërsa thekson në deklaratë se siguria e njerëzve të drejtësisë është parësore për pavarësinë e gjyqësorit.

Reagimi i Bashkimit Europian:
Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë së fundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Bashkimi Europian thekson se mbështet plotësisht gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri.

Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri", përfundon deklarata.

Kujtojmë se një sasi tritoli u vendos paraditen e 28 prillit në portën e banesës së gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Tonin Sterkaj, nga një person i maskuar.

bashkimi europian tritoli gjyqtari shkoder