
Deputetët e opozitës i janë bashkuar thirrjes së Gazment Bardhit për një takim me qëllimin që të unifikohet aksioni opozitar.
Thirrjes së Bardhit i janë përgjigjur pozitivisht grupimi i deputetëve të Sali Berishës.
Lidhur me këtë fakt, analisti Mentor Kikia, shprehet se tashmë PD ndodhet përpara një përplasje se kush duhet të zgjedh kryetarin e PD-së.
"Jemi tashmë përpallë përplasjes së PD e cila ka marrë një tjetër kurs pas zhvillimeve në atë që ende vazhdon të quhet PD zyrtare që drejtohet nga Basha, për shkak të një vendimi të tij për mënyrën e rizgjedhjes së PD-, në fund të korrikut, por duke i vënë vulën me kuvendin e së premtes me zgjedhjen e forumeve të partisë, ku Basha, me statut është kryetar, nuk jep dorëheqje në rast humbjesh, e delegon detyrën e kryetarit të grupit, që praktikisht e emëron ai kryetarin e GP. E gjithë kjo prodhoi një mosaprovim brenda kësaj pjesë të PD e cila u pa edhe nga numri i vogël i deputetëve, kur në seancën e parë të parlamentit ku Basha u vet deklarua dhe Bardhi, dhe këtu kemi të bëjmë tani me një përplasje ku synohet të zgjidhjet në këtë mënyre së kush duhet ta zgjedh kryetarin e PD-së.Pjesa më e madhe janë përkrahës që i shkojnë Bardhit dhe që jo domosdoshmërisht janë përkrahës të Berishës por që mesa duket janë kundër Bashës, kontestojnë mënyrën se si e bëri Basha.", tha ai.
Sipas tij tashmë topi është te Berisha i cili duhet të vendos a do jetë lideri i grupit apo do të përkrah të rinjtë si Gazment Bardhi, ose të tjerë.
"Gjëja që konfirmohet është ndarja PD-së, që PD është ndarë dhe njëra pjesë drejtohet nga Basha, tjetra nga Berisha, nuk nevojitet matematikë tjetër për të konfirmuar se ku janë pjesa e madhe e numri të deputetëve.
Problemi qëndron te grupimi që është më i madh qe nuk gëzon të drejtën për të mbajtur.
Ajo që mbetet për tu parë është si do sillet Berisha në këtë drejtim, a do vazhdoj ai me këtë drejtim për të këmbëngulur të jetë ai në mënyrë absolute lideri i këtij grupimi, i cili në një të ardhme të shpejtë do duhet të vendos një emër, të përshtas një logo dhe të marrë një vulë, sepse ky grupim nuk shkon dot në zgjedhje, sepse nuk është legjitime.
Kështu që do pritet të mësohet se çfarë qëndrimi do mbajë Berisha, nëse ai do të tregohet elastik në fund për te hapur krahun ndaj njerëzve të rinj, këtu i japim të drejtë vetës të themi a do të jetë z. Bardhi apo jo, por në një fare mënyrë duhet që Berisha do duhet që gjithë këtë besim, qe gjithë këta qe deri dje hezitonin ta përkrahin Berishen, sot janë në një tjetër tryezës, dhe ky është një tregues që ekziston një pjesën dërmuese qasja pozitive për një përbashkim të demokratëve.", u shpreh analisti.