
Thirrja për një tubim kundër kryeministrit shqiptar është bërë nga Balli Kombëtar, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
Kryeministri Edi Rama, iu rikthye më 26 tetor takimeve me diasporën, fillimisht duke u ndalur në Nju Jork dhe këtë të dielën do të vijojë në një takim me emigrantët shqiptarë në Selanik.
Ndryshe nga takimi që kryeministri Rama zhvilloi në Athinë më 12 Maj, ai i kësaj jave pritet të jetë i tensionuar. Kjo pasi nacionalistët grekë kanë paralajmëruar se do ta presin Ramën me një protestë ditën e dielë në Selanik.
Thirrja për një tubim kundër kryeministrit shqiptar është bërë nga Balli Kombëtar, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
Takimi i dytë i Ramës me shqiptarët në Athinë, konsiderohet si shpallje sfide nga Balli Kombëtar, që rendit në listën e arsyeve për të protestuar edhe burgosjen e Fredi Belerit para zgjedhjeve të 14 Majit.
“Duke deklaruar krenari për Shqipërinë dhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi, Edi Rama vjen sërish me lejen e qeverisë për të organizuar një miting në Selanik.
Prania e tij vetëm pas persekutimit të helenizmit në Epirin e Veriut, lidhja e tij me çdo iniciativë antihelene (marrëdhëniet me Erdoganin), burgosja e Belerisit dhe vendosja e një autoriteti komunal në përputhje me pikëpamjet e tij është sfidë.
Ai, politika e tij dhe ata që e mbështesin janë absolutisht të padëshirueshëm. Balli Kombëtar bën thirrje për t'i dhënë fund tolerancës ndaj Tiranës”, nga zyra e shtypit e Ballit Kombëtar.
Vlen të theksohet edhe një tjetër episod i cili mund të nxisë një reagim nga ana e ultranacionalisteve grekë është edhe fakti që këtë javë Rama anuloi një takim me Eurodeputetin grek, Fredi Beleri, i cili gjatë vizitës së tij në Tiranë, u godit me vezë nga disa protestues.
Lini një Përgjigje