
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar rreth kaosit dhe tensioneve të shkaktuara nga opozita gjatë seancës plenare të ditës së sotme ku do të diskutohej projektbuxheti 2024.
Seanca zgjati më pak se 5 minuta, pasi deputetët e opozitës përsëritën skenarin e tymueseve dhe flakadanëve ku një nga tavolinat mori flakë.
“Corriere della Sera” shkruan se parlamentin shqiptar e ka përfshirë kaosi, pasi opozita ndezi tymuese e më pas zjarr në kuvend.
“Qëllimi i opozitës është të krijojë komisione parlamentare hetimore për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit që mund të përfshijnë zyrtarë të lartë të degës ekzekutive", shkruan kjo media duke cituar “La presse”.
Mediat greke kanë pasqyruar gjithashtu kaosin në Kuvend, duke shkruar se para tymit e zjarrit, personeli i sigurisë u vendos para ulëses së kryeministrit Edi Rama për ta mbrojtur nga incidentet.
Media turke TRT publikoi pamje nga seanca e tensionuar, duke përfshirë paralajmërimin e Sali Berishës se nuk do të ketë kthim mbrapa deri në rikthimin sipas tij të parlamentarizmit.




Lini një Përgjigje